Ndërlidhjet

Kerry e vazhdon vizitën në Kabul


Presidenti afgan, Hamid Karzai me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry

Presidenti afgan, Hamid Karzai me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka vazhduar vizitën në Kabul me takime me qëllim që të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve zgjedhore që e kanë përfshirë Afganistanin.

Kerry ka arritur në Kabul të premtën për bisedime me dy kandidatët për president, Abdullah Abdullahu dhe Ashraf Ghani, si dhe përtu takuar me presidentin në largim, Hamid Karzai.

Kerry ka thënë se SHBA-të janë duke bërë përpjekje që të krijojnë një proces që paraqet legjitimitet për këdo që del fitues i garës presidenciale afgane.

Ai është takuar me Abdullahun dhe Ghanin sot, ndërsa me Karzain pritet të takohet një ditë më pas.

Rezultatet preliminare tregojnë se në avantazh pas rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur më 14 qershor është Ghani, por Abdullahu e ka hedhur poshtë rezultatin duke e quajtur atë si grusht shtet kundër popullit.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka biseduar me të dy kandidatët gjatë kësaj jave , duke i paralajmëruar ata që çfarëdo lëvizje jo ligjore për të marrë pushtetin nën kupton fundin e asistencës financiare amerikane për Afganistanin.

XS
SM
MD
LG