Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko: Do hakmerremi për vrasjen e ushtarëve


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko është zotuar se do t’i përgjigjen sulmit që vrau 19 ushtarë ukrainas nga separatistët pro rusë në pjesën lindore të vendit.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ka njoftuar se 93 ushtarë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me raketë të premtën, në afërsi të kufirit me Rusinë.

Sulmi paraqet pengesë për forcat qeveritare të cilat patën filluar të arrijnë sukses javën e kaluar kur detyruan separatistët të largohen nga Sllovjanski.

Presidenti Poroshenko ka thënë: “Për çdo jetë të ushtarëve tanë, militantët do e paguajnë me dhjetëra apo qindra të tyre”.

Poroshenko ka paralajmëruar se “asnjë terrorist nuk do ketë mundësi t’i ik përgjegjesisë. Secili do e marrë atë që i takon”.

Qeveria ukrainase është duke luftuar kundër separatistëtve pro rusë që tre muaj në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa vetëm javën e kaluar, ata kanë arritur të marrin nën kontroll gjysmën e territorit që kontrollohej nga separatistët.

XS
SM
MD
LG