Ndërlidhjet

Indi: Plagosen gjashtë persona afër një Universiteti


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Policia indiane ka njoftuar se një bombë e papërpunuar është shpërthyer në pjesën verilindore të trazuar të Indisë.

Bomba ka plagosur gjashtë persona, ndërsa mjeti shpërthyes është aktivizuar në afërsi të kompleksit të Universitetit Manipur në Imphal, kryeqytetin e shtetit Manipur.

Një zyrtar policor ka thënë se pesë nga gjashtë të plagosurit janë duke u trajtuar në spital, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Më shume se 10 grupe separatiste janë aktive në shtetin indian të Manipurit, grupe këto që shpesh kryejnë sulme.

Rebelët pretendojnë se popullata vendore është duke u injoruar nga qeveria federale në Nju Delhi.

Shumica e banorëve vendës janë më të afërt etnikisht me grupe etnike të Mijanmarit dhe Kinës se sa me shumicën e popullatës në Indi.

XS
SM
MD
LG