Ndërlidhjet

Afganistan: Sulmi me bombë vret 11 persona


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Zyrtarët afganë kanë thënë se dy sulme me bombë kanë vrarë së paku 10 persona në Afganistan.

Sulmi më i madh ishte ai i realizuar sot në krahinën jugore të Kandaharit, ku u vranë tetë civilë.

Dy persona janë vrarë në një incident të njejtë në krahinën lindore të Nangarharit.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë por talibanët kanë intensifikuar sulmet e tyre derisa misioni i trupave të huaja ushtarake po i afrohet fundi.

Kombet e Bashkuara gjatë kësaj jave kanë thënë se numri i viktimave në civilë është rritur për 17 % në pjesën e parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG