Bashkimi Evropian ka shtuar edhe 11 zyrtarë të vetshpallur të republikave separatste në lindje të Ukrainës në listën e individëve që janë subjekt i ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të udhëtimit, si pasojë e krizës në Ukrainë.
BE-ja i kishte vendosur sanksionet në fillim të kësaj jave, por emrat janë bërë publik sot.
Emrat e ri përfshijnë Aleksandr Borodai, i ashtuquajturi kryeministër i Republikës së vetshpallur të Donjeckut.
Zyrtarët e tjerë të kësaj repubike të vetshpallur janë edhe zëvendëskryeministri dhe dy ministra të vetshpallur.
Separatistët e Lluhanskut janë përfshirë gjithashtu në listën e personave të sanksionuar.
Deri më tash, Bashkimi Evropian ka krijuar një listë me sanksione prej 72 individëve dhe dy entiteteve që po kërcënojnë integritetin territorial të Ukrainës.