Ndërlidhjet

Kroacia, shpërndarës rajonal i energjisë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kroacia mund të luaj rol vital në sigurimin e energjisë për rajonin duke përfituar nga shumë llojshmëria e opcioneve për furnizim që ka në dispozicion.

Kjo i krijon mundësinë Kroacisë që të zvogëlojë edhe varësinë ndaj gazit rus.

Këto komente i ka bërë Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland.

Mospajtimet rreth çmimit të gazit në mes të Rusisë dhe Ukrainës kanë implikime më të gjëra për tërë Evropën.

Evropa Qëndrore dhe Juglindore mund të përballen me çmime më të larta të gazit dhe ndërprerje potenciale gjatë dimrit.

Nuland, gjatë një konference diplomatike që është mbajtur në Dubrovnik, ka thënë se mospajtimet rreth çmimit, aneksimi i gadishullit ukrainas të Krimesë dhe luftimet në pjesën lindore të Ukrainës, e nënvizojnë kërcënimin e sigurisë së energjisë me të cilat përballet Evropa.

“Kroacia e ka një rol esencial për të luajtur, si qendër e sigurisë së energjisë për shekullin e 21-të. Ju (Kroacia) keni asete spektakulare për ta arritur këtë përderisa do bëni përzgjedhje të mençura derisa ecni para”, ka thënë Nuland.

Kroacia, e cila vitin e kaluar është bërë pjesë e Bashkimit Evropian, në muajin prill e ka ofruar një tender për eksplorim të gazit dhe naftës në detin Adriatik.

XS
SM
MD
LG