Ndërlidhjet

Policia e Kosovës parandalon vrasjen me pagesë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte marrë informacionin se dy nënshtetas të Shqipërisë ishin paguar ta vrisnin një banor të Kosovës, njoftohet përmes një komunikate të Policisë.

Policia e Kosovës ka realizuar mbrëmë vonë në qytetin e Pejës një operacion duke e e parandaluar rastin në fjalë.

“Deri të realizimi i këtij operacioni policor ka ardhur pasi që ditë më parë hetuesit policor kishin pranuar një informacion së disa persona të panjohur nga Shqipëria ishin paguar me të holla prej 40 000 ( dyzetmijë ) euro nga një kosovar i panjohur me qëllim qe shtetasit e Shqipërisë ta vrasin një person në Kosovë dhe për këtë kishin ndërmarr veprime përgatitore”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Personat e arrestuar, gjithëmonë sipas komunikatës, janë:

B.G. i lindur me 1975 mashkull shtetas Kosovar

S.D. i lindur me 1970 mashkull shtetas i Shqipërisë

N.M. i lindur me 1965 mashkull shtetas i Shqipërisë.

Ndaj tyre është lëshuar vendimi për ndalim 48 orësh për të vazhduar me procedura të tjera hetimore.

Komunikata më tej sqaron se “bazuar në hetimet preliminare dyshohet se i dyshuari i parë nëpërmes të dyshuarit të tretë kishte paguar të dyshuarin e dytë për ta kryer vrasjen e një personi dhe për këtë kishin ndërmarr veprime përgatitore”.

XS
SM
MD
LG