Ndërlidhjet

Ukrainë: Raportohet edhe për 5 ushtarë të vrarë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare i Ukrainës ka njoftuar se pesë shërbyes të saj janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve me separatistët pro rusë në lindje të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit.

Zëdhënësi i këtij Këshilli, Andiy Lysenko, ka thënë se pikat e kontrollit të qeverisë janë sulmuar 17 herë gjatë natës.

Viktimat e fundit janë raportuar 24 orë pasi është thënë se 23 ushtarë ukrainasë janë vrarë, shumica kur separatistët i kanë sulmuar me raketa forcat qeveritare në rajonin lindor të Lluhanskit.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko është zotuar se do të “gjej dhe shkatërroj” separatistët që janë përgjegjës për sulmet, që gjithashtu kanë plagosur 100 ushtarë të tjerë.

Trupat qeveritare ukrainase janë duke luftuar që tre muaj kundër separatistëve në lindje të këtij vendi, ndërsa gjatë dy javëve të fundit kanë arritur të marrin gjysmën e territorit që kontrollohej nga separatistët.

XS
SM
MD
LG