Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 13 militantë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarë të ushtrisë pakistaneze kanë njoftuar se kanë nisur një seri të re të sulmeve ajrore në Vaziristanin Verior, duke vrarë së paku 13 militantë.

Major Gjeneral, Asim Saleem Bajwa, ka thënë sulmet kanë shkatrruar shtatë zona ku fshihen militantët, pasi këta të fundit e kanë sulmuar një postbllok ushtarak me raketë.

Bajwa gjithashut ka thënë se shumica e atyre që janë vrarë kanë qenë luftetarë të huaj, por nuk ka treguar kombësinë e tyre.

Ofenziva e ushtrisë pakistaneze ka si cak militantët e grupeve të lidhura me Al Kaidën, ndërsa pjesë të tyre janë luftetarë të Azisë Qëndrore.

Në pjesën veriore gjithashtu janë vrarë 3 ushtarë, ndërsa sulmuesit sipas ushtrisë pakistaneze janë talibanë.

XS
SM
MD
LG