Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Jep dorëheqje ministri i financave


Ministri i financave të Serbisë, Lazar Krstiq

Ministri i financave të Serbisë, Lazar Krstiq

Ministri i financave të Serbisë, Lazar Krstiq, ka dhënë dorëheqje pasi ka pasur mospajtime me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq rreth reformave dhe masave të kursimit që sipas tij janë të nevojshme të ndihmojnë ekonominë e Serbisë.

Krstiq ka thënë mbrëmë se ai mendon që ndryshimet ekonomike në Serbi duhet të implementohen në tërësi pa ndonjë vonesë.

Por, siç ka thënë ai, kryeministri Vuçiq e ka “zemrën e butë, që është edhe arsyeja pse ai e ka përkrahjen e popullit”.

Krstiq gjithashtu ka thënë se për zbatimin e masave të kursimit në Serbi është e nevojshme shkurtimi i 160 mijë vendeve të punës nga sektori publik gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa rrogat dhe pensionet duhet të zvogëlohen për 20 %.

XS
SM
MD
LG