Ndërlidhjet

Kerry: Arrihet marrëveshje mes kandidatëve presidencial


Presidenti aktual afgan, Hamid Karzai shtrëngon duart me Secretarin amerikan të Shtetit, John Kerry në Kabul

Presidenti aktual afgan, Hamid Karzai shtrëngon duart me Secretarin amerikan të Shtetit, John Kerry në Kabul

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se pas bisedimeve dy ditore në Kabul me kandidatët presidencial, kanë çuar deri te një marrëveshje për auditim ndërkombëtar të kutive të votimit.

Kerry ka thënë se 8 milionë votat e hedhura më 14 qershor, rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale afgane, që tashmë janë numëruar nga zyrtarët zgjedhor afganë, do të auditohen.

Ai gjithashtu ka thënë se të dy kandidatët janë pajtuar që të pranojnë rezultatin e procesit të auditimit dhe se kushdo që del fitues më pas, menjëherë do ta formojë qeverinë e unitetit kombëtar.

Procesi i auditimit do të fillojë sot.

Kutitë e votimit nga rajonet jashtë Kabulit do të transportohen nga trupat ndërkombëtare ushtarake që janë të vendosura në Afganistan.

Kerry ka nënvizuar se disa ka pasur shenja që tregojnë se në disa krahina afgane ka pasur më shumë vota se sa që ka pasur banorë me të drejtë vote.

XS
SM
MD
LG