Ndërlidhjet

Nuland fillon takimet në Prishtinë


Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, është takuar sot me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në zyrën e kësaj të fundit në Prishtinë.

Nuland po qëndron në Kosovë për tu takuar me zyrtarët më të lartë të Kosovës, pas pjesëmarrjes në Samitin e Kroacisë në Dubrovnik.

Pas takimit me Jahjagën, Nuland, është takuar edhe kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas këtyre takimeve nuk është dhënë ndonjë deklaratë për media prej zyrtarës së lartë amerikane.

Pas këtyre takimeve, Ndihmëssekretarja amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, pritet të takohet edhe me kryeministrin në largim, Hashim Thaçi.

XS
SM
MD
LG