Ndërlidhjet

Sonte finalja e Kupës së Botës, Brazili 2014


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ndeshja finale e Kupës së Botës në futboll do të luhet sonte në Rio dhe Zhaniero, më sakt në stadiumin Maracana, me fillim prej orës 21.

Gjermania e ka arritur finalen pasi e ka mundur vendin mikpritës, Brazilin në gjysëm finale me rezultatin, 7:1.

Ndërkaq, Argjentina e ka arritur finalen pasi e ka mundur Holandën me penallti në gjysëm finalen tjetër.

Argjentina, e ka fituar katër herë kampionatin e botës, ndërkaq ylli argjentinas, Lionel Messi, do të mund të jetë legjenda tjetër argjentinase pas Maradonas që të fitoj Kupën e Botës.

Trajneri i Argjentinës, Joachim Loeë, ka thënë se ai beson që rekipi i tij është i gatshëm që të zë vendin në histori duke fituar kupën, për t’i dhënë fund kështu edhe humbjes në finale, diçka që i ka ndodhur viteve të fundit në disa turne të mëdhenj ekipit gjerman.

XS
SM
MD
LG