Ndërlidhjet

Afganistan: Plagosen tre ushtarë të NATO-s


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Autoritetet thonë se tre ushtarë të NATO-s janë plagosur gjatë një sulmi vetëvrasës me bombë që kishte cak konvojin e tyre, në lindje të Afganistanit.

Ahmad Zia Abdulzai, zëdhënës i guvernatorit të krahinës Nangarhar, ka thënë se sulmi ka ndodhur mbrëmjen e 12 korrikut, në qarkun Bhesoud të kësaj krahine.

NATO ka njoftuar se ushtarët e kanë vrarë sulmuesin, ndërsa nuk ka pasur fatalitete të tjera.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Dhuna është rritur për shkak të ofenzivës së talibanëve të nisur në pranverë.

Talibanët po bëjnë përpjekje që të dobësojnë qeverinë e përkrahur nga perëndimi derisa trupat ushtarake ndërkombëtare pritet të largohen nga Afganistani nga fundi i këtij viti.

XS
SM
MD
LG