Ndërlidhjet

logo-print

Putini, marrëveshje bërthamore me Argjentinën


Presidenti rus, Vladimir Putin (ARKIV)

Presidenti rus, Vladimir Putin (ARKIV)

Presidenti rus, Vladimir Putini e ka nënshkruar një marrëveshje të energjisë bërthamore me Argjentinën gjatë vizitës në Buenos Aires, më 12 korrik.

Putini dhe presidentja argjentinase, Cristina Kirchner, ka thënë se korporata e energjisë bërthamore ruse, Rosatom, do të përfshihet në ndërtimin e dy njësive në një prej centraleve ekzistuese të Argjentinës.

Argjentina ka një prej depozitave më të mëdha të gazit dhe naftës, por vetëm pak kompani kanë shprehur interesim që të zhvillojnë këto fusha pasi shumë ja kanë frikën politikave intervenuese të qeverisë argjentinase.

Pas një darke pune, presidenti rus, Putin është nisur për të marrë pjesë në samitin e liderëve të BRICS, vendeve në zhvillim e sipër, ku anëtare janë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

XS
SM
MD
LG