Ndërlidhjet

Luftime të ashpra rreth aeroportit të Tripolit


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Raportohet për luftime të ashpra përreth aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit të Libisë, pasi milicia anti-islamiste që e kontrollon aeroportin është sulmuar.

Zyrtarët e aeroportit thonë se raketat e kanë goditur brenda perimetrit të aeroportit rreth orës 6 të mëngjesit, duke penguar kështu fluturimet.

Të njejtit thonë se luftimet janë duke u bërë në mes të milicisë së Zintanit që e kontrollon aeroportin dhe rivalët e tyre që duan t’i largojnë ata nga aeroporti.

Ish milicia rebele nga Zintani, një qytezë malore në jugperëndim të kryeqytetit, janë përkrahësit kryesor të liberalëve që po bëjnë përpjekje t’i rezistojnë përpjekjeve të islamistëve të fuqishëm që duan të marrin kontrollin mbi shtetin.

XS
SM
MD
LG