Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet seanca e parlamentit irakian


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Parlamenti irakian e ka shtyrë takimin e radhës deri më 15 korrik pasi i ka dhënë fund seancës së sotme vetëm 30 minuta pas fillimit për shkak të mospajtimeve për emërimet e reja në postet shtetërore.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të parlamentit, Mahdi al Hafidh, e ka përfunduar seancën e shkurtër të sotme “për shkak të mungesës së çfarëdo marrëveshjeje rreth kandidaturave për tri postet kryesore shtetërore”.

Legjislatura irakiane është nën presion që të procedojë më shpejtë me emërimin e kryetarit të ri të parlamentit, presidentit dhe kryeministrit, hapat e parë drejt krijimit të qeverisë së re me të cilën irakianët shpresojnë të përballen me sukses kundër ofenzivës së militantëve sunni.

Parlamenti i dal nga zgjedhjet e muajit prill, është takuar për herë të parë më 1 korrik, por ka dështuar që të pajtohet rreth nominimeve për tri postet kryesore të shtetit.

Kryeministri në largim, Nuri al Maliki që e ka udhëhequr vendin prej vitit 2006, është nën presion që të jap dorëheqje.

XS
SM
MD
LG