Ndërlidhjet

logo-print

Takimi i koalicionit LDK-AAK-Nisma me VV shtyhet për nesër


Lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca (ARKIV)

Lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca (ARKIV)

Gjatë ditës së diele është pritur që liderët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, bashkë me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kuritn të takoheshin dhe ta nënshkruajn ose jo draft-marrëveshjen e Lëvizjes Vetëvendosje në mënyrë që kjo e fundit të jetë pjesë e Qeverisë së re.

Por, ky takim është shtyrë për ditën e hënë në orën 10:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Erzen Vraniqi zëdhënës i Vetëvendosjes.

Ai tha shkurt se “takimi është shtyrë për disa arsye personale dhe private”.

Isa Mustafa, LDK, Ramush Haradinaj AAK, Fatmir Limaj Nisma për Kosovën, duhej të vendosnin sot për ta nënshkruar draft-marrëveshjen e Lëvizjes Vetëvendosje në mënyrë që kjo e fundit të jetë pjesë e Qeverisë së re.

Dy nga pikat e marrëveshjes së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje janë që dialogu teknik të udhëhiqet nga kjo lëvizje, ndërsa kërkohet rishikimi i procesit të deritashëm të privatizimit.

Koalicioni Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, llogarit në mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje që të marrë postin e kryetarit të Parlamentit dhe të formojë qeverinë.

Glauk Konjufca, një ditë ma parë tha se deri të dielën presin që parimet e tyre të miratohen në formë të shkruar.

“Nëse nuk arrihet marrëveshja jonë me grupin parlamentar LDK-AAK-Nisma, ne që tash u themi atyre se nuk mund ta votojmë askënd as për hatër e as për inat të ndonjë individi",ka deklaruar Konjufca.

XS
SM
MD
LG