Ndërlidhjet

Biden e ngushëllon Ukrainën për ushtarët e vrarë


Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden (ARKIV)
Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden (ARKIV)

Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, ka ngushlluar presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko në lidhje me ushtarët e saj të vrarë në pjesën lindore të Ukrainës.

Së paku katër persona janë vrarë nga të shtëna të artilerisë gjatë një sulmi që ka ndodhur natën e 12 korrikut në Maryinka, në periferi të Donjeckut ku janë të vendosur separatistët pro rusë.

Sulmi ka ndodhur disa orë pasi presidenti Poroshenko, është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e 19 ushtarëve në një sulm tjetër të separatistëve në kufi me Rusinë.

Gjatë bisedës së dytë brenda kësaj jave, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden gjithashtu i ka shprehur përkrahje për përpjekjet e Poroshenkos që të realizojë një takim me separatistët për një armëpushim të ri.

Biden gjithashtu e ka informuar Poroshenkon për përpjekjet amerikane dhe aleatëve për ta ndëshkuar Rusinë nëse kjo e fundit ua vazhdon përkrahjen separatistëve me armatim të rëndë dhe pajisje të tjera.

Ndërkohë, njoftohet se Poroshenko nuk do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës në Brazil së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin, ashtu siç është informuar më parë.

XS
SM
MD
LG