Ndërlidhjet

Papa: Do të gjej zgjidhje për celibatin e priftërinjëve


Papa Françesku (Arkiv)
Papa Françesku (Arkiv)

Papa Françesku, ka thënë se niveli i pedofilisë në mesin e klerit katolik është rreth 2 %, diçka që ai e ka dënuar si të ishte sëmundje e lebrozës brenda Kishës Katolike.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një interviste të botuar sot në gazetën italiane, La Repubblica, ku ai gjithashtu ka premtuar edhe “zgjidhje” për çështjen e celibatit të priftërinjëve apo mos lejimi i martesës dhe marrdhënieve seksuale për priftërinjët katolikë.

I pyetur nëse priftat një ditë do të lejohen të martohen, Françesku e ka përmendur se “celibati” është vendosur si urdhër “900 vjet pas vdekjes së Zotit tonë” ndërsa ka potencuar se kleri mund të martohet në disa Kisha të Lindjes nën mbikqyrjen e Vatikanit.

“Ka padyshim një problem, por nuk është një problem i madh. Kjo ka nevojë për kohë, por ka zgjidhje dhe unë do t’i gjej ato”, ka thënë Papa Françesku, pa dhënë ndonjë detaj përkëtë.

XS
SM
MD
LG