Ndërlidhjet

7 të vrarë dhe 36 të plagosur në Tripoli


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Shtatë persona janë vrarë dhe 36 të tjerë janë plagosur të dielën gjatë përleshjeve më të rënda në kryeqytetin e Libisë prej gjashtë muajve, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të këtij vendi.

Banorët e zonës thonë se luftimet në mes të grupeve rivale në përpjekje për të marrë kontrollin mbi aeroportin kryesor janë duke u zbehur, raporton Reuters.

Luftimet janë duke u bërë në mes të milicisë së Zintanit që e kontrollon aeroportin dhe rivalët e tyre që duan t’i largojnë ata nga aeroporti.

Ish milicia rebele nga Zintani, një qytezë malore në jugperëndim të kryeqytetit, janë përkrahësit kryesor të liberalëve që po bëjnë përpjekje t’i rezistojnë përpjekjeve të islamistëve të fuqishëm që duan të marrin kontrollin mbi shtetin.

XS
SM
MD
LG