Ndërlidhjet

logo-print

Ish këshilltari i Sadamit bën thirrje për “çlirimin” e Irakut


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një mesazh në formatin audio, i njërit prej zëvendsave të ish presidentit irakian, Sadam Hysein, iu ka bërë thirrje të gjithë irakianëve që të bashkohen për “çlirimin” e vendit.

Në audio regjistrimin prej 15 minutash thuhet se dëgjohet Izzat Ibrahim al Douri, një nga zyrtarët më të lartë të regjimit të Sadam Hyseinit që ende është në arrati prej pushtimit amerikan në vitin 2003.

Douri e udhëheqë, “Jaych Rijal al-Tariqa al-Naqshbandia” (JRTN), një grup ‘neo-Bathist” (partia që e udhëhiqte Sadam Hyseni) e cila po lufton pëkrah militantëve sunni në Irak.

Douri ka thënë se “çlirimi i Bagdadit është shumë afër” ndërsa ka lavdëruar militantët, përfshi edhe “Shtetin Islamik të Irakut dhe Levantin” për “fitoret historike” gjatë javëve të fundit.

Douri e ka hedhur pisbtë procesin politik të Irakut duke e quajtur atë “të pistë” dhe një “konspiracion” që i shërben intereseve të fuqisë rajonale Shiite, Iranit.

XS
SM
MD
LG