Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Ushtria kryen sulme të reja


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ushtria e Pakistanit ka nisur sulme të reja kundër zonave ku fshihen militantë në rajonet fisnore.

Aeroplanët ushtarak pakistanez kanë sulmuar zona në afërsi të Miranshahut, qyteza kryesore e rajonit fisnor të Vaziristanit Verior.

Sulmet ajrore janë kryer në Mosaki, Kharkamar dhe Mirali, zona ku talibanët e Pakistanit dhe grupe të tjera ekstremiste të lidhura me Al Kaidën, fshihen.

Këto sulme janë pjesë e një ofenzive një mujore të ushtrisë së Pakistanit kundër talibanëve.

Ofenziva deri më tash ka lënë qindra të vdekur, ndërsa rreth 1 milion civilë janë larguar nga shtëpitë e tyre në këtë rajon.

XS
SM
MD
LG