Ndërlidhjet

Gjermania – fituese e kampionatit botëror në futboll


Futbollistët gjermanë i gëzohen golit të shënuar kundër Argjentinës
Futbollistët gjermanë i gëzohen golit të shënuar kundër Argjentinës

Futbollistët e kombëtares së Gjermanisë e kanë fituar titullin e kampionit botëror, pasi mbrëmë vonë në finale e mundën Argjentinën me rezultat 1:0.

Golin e vetëm e shënoi Mario Goetze, shtatë minuta para përfundimit të lojës shtesë, pasi takimi në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 0:0.

Ky është titulli i katërt i kampionit botëror për Gjermaninë.

Kjo kombëtare është skuadra e parë evropiane, që ka fituar në kampionatin e organizuar në Amerikën Latine.

Gjermania dominoi në pjesën më të madhe të lojës, ndërsa lojtari më i mirë i Argjentinës, Lionel Messi, dukej se kishte probleme. Megjithatë, ai u shpall lojtari më i mirë i kampionatit.

Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer, është zgjedhur portieri më i mirë, ndërsa golashënuesi më i suksesshëm ishte futbollisti i Kolumbisë, James Rodriguez, i cili ka shënuar gjashtë herë.

Në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil, u shënuan 171 gola në 64 takime, duke e barazuar kështu rekordin e arritur në kampionatin në Francë, në vitin 1998.

Në këtë turne, për të parën herë u shfrytëzua teknologjia e linjës së golit dhe spreji zhdukës gjatë goditjeve të dënimit.

XS
SM
MD
LG