Ndërlidhjet

Afganistan: Tre ushtarë të NATO-s të plagosur


Pamje e trupave të NATO-s në Afganistan

Pamje e trupave të NATO-s në Afganistan

Autoritetet thonë se tre ushtarë të NATO-s janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me makinë, që për cak e kishte konvojin e tyre në pjesën lindore të Afganistanit.

Një zyrtar lokal në provincën Nangarhar tha se sulmi ka ndodhur të shtunën.

NATO-ja tha se ushtarët e kanë vrarë sulmuesin dhe se nuk ka viktima të tjera.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët.

Kjo dhunë u bë në kuadër të një ofensive verore vjetore të talibanëve.

Ata po përpiqen ta shkatërrojnë qeverinë afgane, që mbështetet nga perëndimi, në periudhën kur ushtarët e jashtëm po përgatiten të largohen nga Afganistani, deri në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG