Ndërlidhjet

AGP: Dhembje e thellë për vdekjen e gazetares Skenderasi


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me dhembje të thellë e ka marrë lajmin për humbjen e jetës së gazetares së TV News 24, Enkelejda Skenderasi, e cila vdiq pas njjë aksidenti të trafikut, derisa ishte në detyrë zyrtare.

Mëtutje, AGK ka theksuar se vdekja tragjike e gazetares Skenderasi, është humbje e madhe për faamiljen, gazetarinë, komunitetin e gazetarëve, por edhe për informimin gjithandej trojeve shqipfolëse, ku ajo depërtoi përmes punës së saj si gazetare.

AGK me pikëllim të thellë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, stafit të TV News 24 dhe kolegëve gazetarë, për vdekjen e gazetares Enkelejda Skenderasi, thuhet në një kumtesë të mbrëmshme.

XS
SM
MD
LG