Ndërlidhjet

Vjenë: Kerry pret të takohet me kolegun iranian


John Kerry (djathtas) dhe Mohammad Javad Zarif gjatë një takimi të mëparshëm

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe kolegu i tij iranian, Mohammad Javad Zarif, pritet të takohen sot gjatë ditës në Vjenë, derisa bisedimet për programin atomik të Iranit kanë vazhduar pa ndonjë kthesë të rëndësishme.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të shtetit i tha Radio Evropa e Lirë në Vjenë, se zoti Kerry është i gatshëm “të gjejë kohë të domosdoshme” për ta vlerësuar vullnetin e Iranit për arritjen e zgjidhjes për krizën dhe të shihet “nëse mund të bëhet progres”.

Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, janë larguar nga Vjena, pasi dje i kanë bërë presion Iranit që të bëjë koncesione madhore.

Sekretari i jashtëm britanik, William Hage, tha se nuk është arritur “kthesë vendimtare” dhe se mbetet “hendek i thellë” në çështjen e pasurimit të uraniumit.

Të gjashtë fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Gjermania, Rusia dhe Kina, kërkojnë që Irani ta reduktoj programin e pasurimit , ndërsa Teherani thotë se dëshiron ta zgjeroj atë.

XS
SM
MD
LG