Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Poroshenko e akuzon Rusinë për sulm


Presidenti ukrainas Petro Poroshenko gjatë një vizite të ushtarëve ukrainas në rajonin lindor ku po zhvillohen luftime me separatistët prorusë

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko gjatë një vizite të ushtarëve ukrainas në rajonin lindor ku po zhvillohen luftime me separatistët prorusë

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka akuzuar forcat e Rusisë se e kanë kaluar kufirin dhe i kanë sulmuar ushtarët ukrainas.

Këto komente u bënë meqë pjesëtarë të “operacionit antiterrorist” të Ukrainës kanë raportuar se një konvoj prej 100 makinave të blinduara dhe kamionë të separatistëve, kanë kaluar në Ukrainë, duke bartur kryengritës nga Rusia.

Ushtria e Ukrainës tha se e ka sulmuar me bomba këtë kolonë, por detajet mbesin të paqarta.

Poashtu, ushtria tha se janë vrarë shtatë pjesëtarë të vet gjatë sulmeve të kryengritësve prorusë, në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG