Ndërlidhjet

Iran: Tetë vetë u dënuan për postime kundër regjimit në Facebook


Një gjykatë revolucionare në Iran i ka dënuar tetë të rinjë me burg prej 11 e deri në 21 vjet, për shkak të shkrimeve kundër regjimit në rrjetin Facebook.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, ka raportuar se tetë persoonat, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, janë dënuar me burgim për shkak të “veprimit kundër sigurisë kombëtare, propagandës antiregjim dhe fyerje të vlerave fetare dhe të liderëve iranianë”.

Qasja në rrjetet sociale, Twitter dhe Facebook, në mënyrë rutinore filtrohet nga autoritetet e Iranit, ashtu sikur edhe faqet e tjera në Internet, që konsiderohen se janë joislamike dhe të dëmshme për regjimin.

XS
SM
MD
LG