Ndërlidhjet

logo-print

Libi: Zhvendosje e personelit të OKB-së


Personeli ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara në Libi është zhvendosur përkohësisht, pas luftimeve të ashpra ndërmjet milicive rivale.

Së paku 7 vetë janë vrarë gjatë luftimeve, lidhur me kontrollin ndaj aeroportit kryesor në kryeqytetin Tripoli.

Një zëdhëmës i Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se personeli ndërkombëtar ka lëvizur, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Burime të OKB-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e zhvendosjes së gjithë personelit të mbetur ndërkombëtar në Libi, nëse situata e sigurisë vazhdon të përkeqësohet.

Një burim i OKB-së ka thënë se stafi i OKB-së në Libi ishte “reduktuar në mënyrë domethënëse”.

Sipas faqes në Internet të Misionit Mbështetës të Kombeve të Bashkuara në Libi, ky mision përbëhet prej afro 200 pjesëtarëve ndërkombëtarë.

XS
SM
MD
LG