Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Filloi operacioni për lëvizjen e anijes Costa Concordia


Anija Costa Concordia e bllokuar në ishullin Giglio

Anija Costa Concordia e bllokuar në ishullin Giglio

Në Itali ka filluar operacioni për lëvizjen e anijes, Costa Concordia, e cila ishte fundosur në vitin 2012, në ishullin italian, Giglio, me ç’rast patën humbur jetën 32 njerëz.

Grupi i cili e organizon lëvizjen e anijes tha se operacioni për ngritjen e konstruksionit të anijes 290 metërshe nga platformat nënujore, mund të zgjasë 6-7 ditë.

Pastaj planifikohet që anija “Costa Concordia”, që është afërsisht 2 herë e gjysmë më e madhe se anija “Titanic”, do të dërgohet në portin verior të Gjenovës për shkatërrim.

Kapiteni i kësaj anijeje është duke u gjykuar në qyetin Tuskani për vrasje dhe për braktisjen e anijes para se të gjithë personat të evakuoheshin.

XS
SM
MD
LG