Ndërlidhjet

Prishtinë: Ka filluar procesi kundër Naser Kelmendit


Naser Kelmendi

Naser Kelmendi

Procesi kundër Naser Kelmendit, i akuzuar pos tjerash edhe për tregti me drogë, ka filluar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai është i akuzuar, poashtu, për krim të organizuar, dhe vrasjen e personit Ramiz Delaliq, shtetas i Bosnjë Hercegovinës.

Naser Kelmendi, i lindur në Pejë, aktualisht shtetas i Bosnjë Hercegovinës, është arrestuar më 6 maj 2013, sipas një fletarresti ndërkombëtar.

Mediat lokale raportojnë se Kelmendi është shprehur se nuk ndjehet fajtor lidhur me akuzat me të cilat ngarkohet.

XS
SM
MD
LG