Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Ditë zie për katër pilotët e vrarë


Pamje e një pjese të Shkupit

Pamje e një pjese të Shkupit

Në Maqedoni sot është Ditë zie për katër pjesëtarët e Ministrisë së brendshme, që janë vrarë nga rrëzimi i helikopterit më 10 korrik, afër Strumicës.

Përplasja ka ndodhur aty kah ora 22, kur helikopteri i policisë e ka goditur një shtyllë të antenës.

Ishin vrarë pilotët: Dragi Micev, Marjan Trajkoviq, Tode Oreshkov dhe Iljo Lopatiçki.

Kutitë e zeza të helikopterit janë gjetur dhe po vazhdojnë hetimet lidhur me këtë incident të rëndë.

XS
SM
MD
LG