Ndërlidhjet

Costa Concordia – e gatshme për transport të mëtejshëm


Anija Costa Concordia tash pritet të dërgohet në Gjenovë për shkatërrim

Anija Costa Concordia tash pritet të dërgohet në Gjenovë për shkatërrim

Në njërin nga operacionet më të mëdha të shpëtimit në histori, anija luksoze e fundosur “Costa Concordia”, tash është mbi det dhe do të dërgohet në një port për shkatërrim.

Nga fundosja e saj në bregdetin italian në vitin 2012 ishin vrarë 32 vetë. Madhësia e saj është sa dy herë e gjysmë anija Titanic.

Operacioni i shpëtimit është bërë duke e futur ajrin me presion në 30 kuti të mëdha metalike në trupin e anijes. Me këtë operacion nga kutitë ishte larguar uji, dhe kjo ka ndikuar që anija të ngritet nga një platformë nënujore.

Tash ajo do të tërhiqet gjatë disa ditëve të ardhshme deri në portin e Gjenovës në pjesën veriore të Italisë, për shkatërrim.

Kapiteni i anijes, Francesko Schettino, është në proces gjyqësor, i akuzuar për vrasje, fundosje të anijes dhe braktisjen e saj, pa i evakuuar personat e tjerë.

Ai i kundërshton akuzat.

XS
SM
MD
LG