Ndërlidhjet

Kosovë: Pritet takim për çështjen e shesheve dhe barrikadave


Pamje nga ura kryesore në lumin Ibër në Mitrovicë
Pamje nga ura kryesore në lumin Ibër në Mitrovicë

Ekspertët e Ministrisë së ambientit dhe planifikimit hapësinor, Ministrisë së pushtetit lokal dhe të dy komunave, të Mitrovicës veriore dhe Mitrovicës jugore, do të takohen të martën në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, ministri i ambientit dhe planifikimit hapësinor, Dardan Gashi. Ai ka theksuar se takimi ka për qëllim gjetjen e një zgjidhje për të dy këto komuna, pas situatës së krijuar me rivendosjen e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes” mbi urën qendrore mbi lumin Ibër, dhe fillimit të ndërtimit të sheshit “Mreti Lazar”, i cili e prekë cepin verior të kësaj ure, që i lidh të dy komunat.

“Do të tentojmë që në nivel ekspertësh të gjejmë një zgjidhje për dy komunitetet (shqiptar dhe serb) dhe për të dy komunat, sa i përket brezit rreth brigjeve të lumit Ibër, në të dyja anët”, ka theksuar ministri Gashi.

XS
SM
MD
LG