Ndërlidhjet

L. e Mesme: Vazhduan sulmet ajrore dhe hedhja e raketave


Pamje nga një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me situatën në Rripin e Gazës

Pamje nga një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me situatën në Rripin e Gazës

Sulmet ndërkufitare ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës kanë vazhduar, megjithë thirrjet nga Bashkimi Evropian dhe të Kombet e Bashkuara për armëpushim.

Zyrtarët palestinezë thanë se numri i të vrarëve pas shtatë ditësh të sulmeve ajrore izraelite ka arritur në 173, shumica prej tyre civilë.

Së paku 17 mijë palestinezë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Asnjë izraelit nuk është vrarë nga sulmet me raketa palestineze të hedhura nga Rripi i Gazës, brenda në Izrael, megjithqë ka pasur të plagosur.

BE-ja thotë se po punon për arritjen e armëpushimit.

Presidenti i Francës, Francois Holande, tha se derisa Izraeli ka të drejtë ta mbrojë vetveten, ai duhet të “tregoj përmbajtje”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, poashtu, ka kërkuar armëpushim.

XS
SM
MD
LG