Ndërlidhjet

Spanjë: Përfundon festivali i vrapimit të demave


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Festivali vjetor i vrapimit të demave që mbahet në qytetin spanjoll, Pamplona, ka përfunduar me dy të lënduar.

Zyrtarët mjekësor thonë se pesë persona të tjerë janë hospitalizuar më 14 korrik për lëndime më të vogla.

Festivali nëntë ditor që mbahet çdo vit në Spanjë tërheqë shumë njerëz që e pëlqejnë adrenalinën e ikjes nga demat e frikshëm, vrapim ky që bëhet çdo mëngjes nëpër rruget e ngushta të qytetit.

Festivali ka fituar famë botërore pasi është përmendur në novelën e Ernest Hemingway, “The Sun Also Rises” të vitit 1926.

Prej se kanë filluar të mbahen shënime për të lënduarit e këtij festivali në vitin 1924, 15 persona e kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG