Ndërlidhjet

logo-print

Selimi merr pjesë në Ditën nacionale të Francës


Zëvendësministri i jashtëm në largim, Petrit Selimi

Zëvendësministri i jashtëm në largim, Petrit Selimi

Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi po e udhëheqë delegacionin kosovar në Paris ku po marrin pjesë në shënimin e Festës Kombëtare të Francës.

Delegacioni kosovar i udhëhequr nga Selimi është në mesin e 80 delegacioneve shtetërore të ftuara nga presidenti francez, Francoise Hollande për festën kombëtare franceze që kësaj radhe po i kushtohet 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore.

Njoftimi është dhënë përmes një komunikate të MPJ-së së Kosovës në të cilën thuhet se Selimi është i deleguari i presidentes Atifete Jahaga.

“Gjatë vizitës në Francë, zëvendësministri Selimi është ftuar për drekë edhe nga ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drean, si dhe në organizime të tjera formale me ftesë të kryetares së Komunës së Parisit, Anne Hidago, të organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Francës së 14 Korrikut”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Komunikata gjithashtu e citon presidentin francez në një nga ceremonitë duke thënë: “Ju do të merrni pjesë në një ngjarje që është botërore, ashtu siç ishte lufta. 80 kombe të sotme, gjatë periudhës 1914 dhe 1918, kanë dërguar ushtarë në Evropë. Andaj, Franca dëshironte t’i ftojë këto 80 vende, për të ndarë këtë moment të prehjes shpirtërore “recueillement”, kujtesës dhe që njëkohësisht do jetë një moment i paqes. Prania juaj është edhe një mesazh që ju dërgoni në botë: një mesazh i paqes, një mesazh i vëllazërisë, një mesazh i respektit .... Festa e 14 korrikut është festa e të gjitha vendeve që e duan lirinë. Kjo është festa e të Drejtave të Njeriut, e Emancipimit dhe e Dinjitetit Njerëzor.”

XS
SM
MD
LG