Ndërlidhjet

Jahjaga takohet me Josipoviqin


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologu i saj kroat, Ivo Josipoviq
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologu i saj kroat, Ivo Josipoviq

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq në Dubrovnik të Kroacisë me të cilin ka biseduar me theks të veçant për bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe të infrastrukturës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të presidencës kosovare ku gjithashtu njoftohet se Jahjaga ka udhëtuar drejt Kroacisë të marrë pjesë në Samitin e Bërdo – Brioni.

“Të dy presidentët theksuan se rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të flasë me një zë për proceset integruese dhe posaçërisht për bashkëpunimin ndërmjet vendeve, që do të ndihmojë edhe përkrahjen e projekteve të përbashkëta rajonale nga BE”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e presidencës.

Samiti i Bërdo Brioni që është i treti me radhë do ketë si pjesëmarrëse edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Samiti Bërdo-Brioni është një nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane.

XS
SM
MD
LG