Ndërlidhjet

Irani liron blogerin prej burgut


Blogeri i njohur iranian, Mehdi Khazali

Blogeri i njohur iranian, Mehdi Khazali

Një nga blogerët më të njohur të Iranit, Mehdi Khazali, është liruar nga burgu për arsye shëndetësore.

Khazali ka qenë i dënuar me gjashtë vjet për shkak të veprimeve kundër sigurisë kombëtare dhe përhapjes së propagandës kundër regjimit.

Ai ishte arrestuar para një muaji.

Agjencia zyrtare e lajmeve, IRNA e ka cituar avokatin e Khazalit duke thënë se 48 vjeçari është hospitalizuar për shkak të grevës së urisë në të cilin ishte futur , ndërsa më pas autoritetet kanë vlerësuar se ai është shumë i sëmurë që të kthehet në burg.

Khazali është djali i një kleriku të njohur tejët konservator iranian, megjithatë ai shpesh herë ka përfunduar në burg për shkak të publikimit të kritikave për abuzimin me të drejtat e njeriut në Iran.

XS
SM
MD
LG