Ndërlidhjet

Kerry në “negociata të vështira” me Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry shtrëngon duart me homologun iranian, Mohammad Javad Zari

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry shtrëngon duart me homologun iranian, Mohammad Javad Zari

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë se ai është angazhuar në negociata “shumë të rënda” në Vjenë me homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif rreth programit bërthamor të Iranit.

Komentet e Kerrit janë bërë sot, gjashtë ditë para se të përfundojë afati i dhënë për arritjen e një marrëveshjeje në mes të gjashtë fuqive botërore dhe Iranit.

Sidoqoftë, raportohet se Kerry do të fluturojë drejt Egjipit nesër për të kërkuar ndihmë në arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të shtetit i ka thënë Radios Evropa e Lirë në Vjenë se Kerry është i gatshëm që të shfrytëzojë kohën për të matur gatishmërinë e Iranit për të arritur zgjidhje të krizës dhe më pas të shoh nëse mund të arrihet progres.

XS
SM
MD
LG