Ndërlidhjet

logo-print

Hague jep dorëheqje


Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, (ARKIV)

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, (ARKIV)

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, ka thënë se ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryediplomatit të këtij shtetit, katër vjet pas marrjes së detyrës.

Hague e ka bërë këtë njoftim në profilin e tij në Twitter.

William Hague, i cili ishte zgjedhur për herë të parë deputet në vitin 1989, ka thënë se vitin e ardhshëm do heq dorë nga politika kombëtare në përgjithësi.

Ky vendim i papritshëm është bërë në saje të një riformatimi të qeverisë.

Kryeministrit britanik, David Cameron, lideri i Partisë Konservatore, është duke kryer atë që duket të jetë riformatimi final i pozitave kryesore qeveritare para zgjedhjeve kombëtare që pritet të mbahen në majin e vitit të ardhshëm.

Cameron pritet që sot të njoftojë disa emërime të reja.

Hague ka thënë se ai do të vazhdojë të punojë si i deleguar i veçant për t’i dhënë fund dhunës seksuale, diçka në të cilin ai është i angazhuar së bashku me aktoren e Hollywoodit, Angelina Jolie.

XS
SM
MD
LG