Ndërlidhjet

Obama e mirëpret propozimin për armëpushim


Presidenti amerikan, Barack Obama mban fjalim gjatë iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë (ARKIV)
Presidenti amerikan, Barack Obama mban fjalim gjatë iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë (ARKIV)

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka mirëpritur propozimin egjiptian për armëpushim diçka që do i jepte fund luftimeve të ashpra në mes të Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës.

Komentet e Obamës janë bërë derisa ai morri pjesë në iftarin e përvitshëm që shtrohet në Shtëpinë e Bardhë për nder të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Obama ka thënë se ai shpreson që plnai të çoj deri te rikthimi i qetësisë sa më shpejtë që është e mundur.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry pritet të arrijë në Kajro më 15 korrik për bisedime me zyrtarët egjiptian në lidhje me situatën në fjalë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, planifikon që të mbledh sot kabinetin e tij të sigurisë për të diskutuar armëpushimin e propozuar.

Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, e ka mirëpritur propozimin dhe ka kërkuar që ai të pranohet.

Së paku 180 palestinezë janë vrarë deri më tash, shumë prej të cilëve civilë, nga sulmet e Izraelit.

XS
SM
MD
LG