Ndërlidhjet

Rusia po e vazhdon përkrahjen e separatistëve në Ukrainë


Militantët pro rusë në pjesën lindore të Ukrainës (ARKIV)

Militantët pro rusë në pjesën lindore të Ukrainës (ARKIV)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë akuzuar Rusinë se po e vazhdon përkrahjen për separatistët pro rusë në lindje të Ukrainës duke iu dhënë atyre pajisje të rënda ushtarake, përfshirë edhe tanke.

Një dokument zyrtar që përmban informata të rëndësishme i publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, thotë se Vashingtoni “nuk ka dëshmi që thotë se Rusia e ka ndaluar përkrahjen për separatistët”.

“Në fakt, ne vlerësojmë se Rusia vazhdon t’iu ofrojë atyre armë të rënda, pajisje të tjera ushtarake dhe financiare dhe vazhdon të lejoj militantët që të hyjnë lirisht në territorin e Ukrainës”.

Sipas këtij dokumenti të Departamentit amerikan të Shtetit, Moska vazhdon të grumbullojë pajisje ushtarake, përfshirë edhe tanke që nuk përdoren më nga forcat ruse, në një zonë grumbullimi në pjesën jug perëndimore të Rusisë.

“Ne jemi të shqetësuar se nje pjesë e madhe e këtyre pajisjeve do të transferohen te separatistët, pasi jemi të bindur se Rusia tashmë iu ka dhënë tanke dhe disa lansues të raketave nga kjo zonë”, thuhet në dokumentin e Departamentit të Shtetit.

XS
SM
MD
LG