Ndërlidhjet

logo-print

Sot fillon punimet samiti i BRICS në Brazil


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Samiti tre ditor i quajtur BRICS i vendeve që janë në hov të zhvillimit pritet të filloj punimet sot në Brazil.

Liderët e Rurisë, Kinës, Brazilit, Indisë dhe Afrikës së Jugut, do të takohen në qytetin Fortaleza të Brazilit.

Ata pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për fond rezervë të Bankës Zhvillimore dhe Emergjencave, që është një lloj i tyre i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pak para nisjes së samitit, Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve, ITAR TAS, se ai dëshiron që ekonominë që janë në hov të zhvillimit të luajn rol më të madh në çështjet botërore si kundërshtim ndaj ndikimit amerikan.

Putin gjithashtu ka thënë se ai do të bëj përpjekje që liderët e BRICS të pajtohen për masa që do të parandalonin “sulmet e sanksioneve” nga SHBA-të që “iu bijnë në qafë” atyre shteteve që kundërshtojnë politikat e saj.

SHBA-të dhe Bashkimi Evropian ka vendosur ndalim udhëtimi dhe ngrirje asetesh për disa zyrtarë të Rusisë dhe kompanive ruse si pasojë e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe përkrahjes së rebelëve në lindje të Ukrainës.

Vendet e BRICS nuk pritet të kritikojnë veprimet e Putinit në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG