Ndërlidhjet

Incident në metron e Moskës, 30 të lënduar


Hyrja e stacionit, Slavyansky Bulvar, të metros së Moskës, 15 korrik 2014

Hyrja e stacionit, Slavyansky Bulvar, të metros së Moskës, 15 korrik 2014

Autoritetet në Moskë kanë njoftuar se 30 persona janë lënduar kur një nga trenat e metros së kryeqytetit rus ka frenuar shpejtë duke nxjerrë prej shinave tre nga kabinat e saj.

Incidenti ka ndodhur në linjën e kaltërt të metros së Moskës në mëngjesin e sotëm.

Informacionet fillestare thonë se incidenti ka ndodhur pasi shoferi i ka shtypur me shumë fuqi frenat trenit.

Rreth 40 vetura të ambulancave kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por zyrtarët thonë se deri më tash të gjitha lëndimet e regjistruara janë të lehta.

XS
SM
MD
LG