Ndërlidhjet

Moskë:Aksidenti në metro, 3 të vdekur,55 të lënduar


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Së paku 3 persona e kanë humbur jetën dhe 55 të tjerë janë lënduar kur një tren i metros së Moskës ka frenuar ashpër, duke nxjerrë nga shinat tre kabina të tij.

Incidenti ka ndodhur në linjën e kaltërt të metros së Moskës në mëngjesin e sotëm.

Viktimat janë konfirmuar nga udhëheqësi i Departamentit të Shëndetësisë së Moskës, Georgy Golukhov.

Ministri i Emergjencave në Rusi, Aleksandr Drobyshevsky, ka thënë se tetë helikopterë të kësaj ministrie janë duke ndihmuar në evakuimin e të lënduarve nga vendi i ngjares.

Helikopterët janë angazhuar krahas dhjëtra ambulancave mobile që kishin arritur në vendin e ngjarjes më herët.

Informacionet fillestare thonë se incidenti ka ndodhur pasi shoferi i ka shtypur me shumë fuqi frenat trenit pasi dyshohet se kishte parë të aktivizuar një sinjar fallco të emergjencave.

XS
SM
MD
LG