Ndërlidhjet

Vriten dy punonjës të pallatit presidencial afgan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një sulm me bombë në pjesën lindore të Kabulit ka vrarë dy punonjës të pallatit presidencial afgan.

Shpërthimi raportohet se e ka goditur një furgon të vogël që bartte shtatë punonjës të zyrës për media të pallatit presidencial.

Sulmi raportohet se ka vrarë dy prej pasagjerëve dhe ka lënduar pesë të tjerët, përfshi edhe shoferin.

Policia e Kabulit ka thënë se një mjet shpërthyes i kontrolluar nga larg është vendosur në mes të rrugës kryesore të zonës.

Askush deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmet e tilla kanë eskaluar që prej se talibanët e kanë intensifikuar fushatën e tyre në kohën kur trupat ushtarake ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA-të përgatiten të largohen nga vendi.

Tërheqja përfundimtare e këtyre trupave pritet të kryhet në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG