Ndërlidhjet

Ukrainë: Gjendet i vdekur gazetari pro rus


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Redaktori i dy revistave ruse nga qyteti lindor i Ukrainës, Mariupol, Sergei Dolgov, raportohet se është gjetur i vdekur.

Konstantin Dolgov, redaktori i portalit të lajmeve, “Glagol” ka raportuar në rrjetin social, “Vkontakte” se trupi i Sergei Dolgovit është gjetur në një park në qytetin e Dnipropetrovskit dhe se shenjat torturës janë të qarta.

Nuk ka pasur ende konfirmim zyrtar të vdekjes së Dolgovit.

Kolegët e tij thonë se Dolgov është kidnapuar në Maiupol në mesin e muajit qershor.

Konstantin Dolgov hedh dyshimin se ushtarët e batalionit ukrainas të mbrojtjes territoriale kanë qenë të përfshirë në kidnapim.

Sergei Dolgov ka qenë redaktor i dy revistave, “Hochu v SSSR” (Dua të jem në BRSS) dhe “Vestnik Priazovya”.

Ai ka qenë i përfshirë në një projekt që mbledh të dhëna rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut që dyshohet se janë kryer nga oficerët e sundimit të ligjit të Ukrainës gjatë luftimeve në mes të forcave të Ukrainës dhe separatistëve pro rusë.

XS
SM
MD
LG