Ndërlidhjet

Vriten 25 persona në Afganistan


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Së paku 25 persona raportohet se janë vrarë gjatë një sulmi me bombë në krahinën lindore të Paktikës.

Nissar Ahmad Abdulrahimzai, zëvendës shefi i policisë vendore ka thënë se mbi 30 persona janë plagosur gjatë shpërthimit.

Shpërthimi në Paktika ka ndodhur në të njejtën ditë kur një tjetër sulm në kryeqytetin afgan ka vrarë dy punonjës të pallatit presidencial.

Policia e Kabulit ka thënë se një mjet shpërthyes i kontrolluar nga larg është vendosur në mes të rrugës kryesore të zonës.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë se ata e marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj stafit të presidencës.

XS
SM
MD
LG